 Zana Krasniqi përfaqëson shtetin më të ri në botë
Bukuroshja Zana Krasniqi, nga Kosova ka fituar tashmë të drejtën që të përfaqësojë vendin e saj në “Miss Univers”. Paçka pa kënaqësive dhe debateve, fotografi kosovar, Fadil Berisha ka organizuar konkursin ku Zana ka mposhtur konkurrencën duke marrë bekimin për të përfaqësuar bukurinë kosovare në eventin më të madh të bukurisë.
E ashtu sikurse tashmë është bërë e ditur, realisht vendin do të duhej ta përfaqësonte një bukuroshe e zgjedhur në spektaklin “Miss Kosova”, që aktualisht organizohet nga ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj e cila sipas të dhënave më të fundit nuk ka licencë për të dërguar vajza në këtë spektakël bukurie. Ndërkohë, Zana duhet ta konsiderojë veten me mjaft fat që ka hasur në një bashkëpunëtor me aq ndikim në botën e Show Bizit, siç
është Fadil Berisha, sikundër suksesi i saj si modele edhe në Tiranë e New York, i dedikohet kryekëput ndihmës që i ka dhënë ai. Bukurinë e veçantë të Zanës, me sy bojëqielli e buzë që ngjajnë me ato të yllit hollivudian Angelina Joli, fotografi Fadil Berisha dëhron ta përcjellë edhe në pistat e mëdha.
Ai edhe më parë i ka bërë fotografi profesionale bukuroshes dhe e ka lidhur atë me firma të njohura botërore, ku Zana ka punuar si modele. Zana është e bija e këngëtarit dhe kompozitorit kosovar Naim Krasniqi, i cili ka 4 vajza, njëra më 
e bukur se tjetra. Ja disa nga komentet në forume dedikuar Zana Krasniqit: Me të marrë lajmin për përfaqësimin e Kosovës nga bukuroshja Zana Krasniqi, bijë e të mirënjohurit Naim Krasniqi, kanë nisur edhe komentet e para në forume në faqe të ndryshme në internet.Ato nuk kanë munguar dhe ç’është e vërteta, kanë qenë të shumta. Shumë të pakët janë ata persona që pasi kanë marrë lajmin dhe kanë parë Zanën, mos t’u duket e bukur dhe e denjë për të përfaqësuar vendin e saj në evenimentin më të madh të bukurisë në botë. Të gjithë shkruajnë me nota superlative dhe madje shumë prej tyre e krahasojnë Zanën me Aangelina Jolie, për të cilënthonë se ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme. |